Cedric Soares ka folur për të ardhmen te Interi, por edhe për ndeshjen e Eintracht Frankfurtit.
Interi do të kthehet të luajë në Ligën e Evropës.
“Eintracht janë një kundërshtar shumë i fortë, por ne jemi të gatshëm të përballemi me ta”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të mbetemi të përqendruar te vetja dhe cilësitë tona, pasi jam i sigurt se nëse luajmë në maksimum, mund të marrim rezultat”.
“Është shumë e rëndësishme që ne të mos e humbim identitetin tonë”.
“Nëse kam mundësinë për të ecur përpara dhe për ta ndihmuar sulmin e ekipit, atëherë do të bëj, por natyrisht se duhet të fokusohem së pari që mbrojtja të sigurohet”.
Ai ka ardhur në huazim nga Southampton në janar për të zëvendësuar të lënduar Sime Vrsaljko, por ka pasur raportime që Interi nuk do ta blejë.
“Është një nder i madh të jem këtu, pasi Interi tregoi besim tek unë”.
“Do të jap gjithçka dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit. Nëse ata më mbajnë mua, atëherë kjo është arritje e madhe, përndryshe jeta vazhdon”, ka thënë Cedric. /Telegrafi/