Site icon Telegrafi

Snopçe: Nuk e mbështesim interpelancën kundër Xhaferit

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe thotë se arsyeja e interpelancës kundër kryetarit të Kuvendit është e pabazë dhe nuk do ta mbështesin.

Sipas tij, opozita ka shumë vërejtje ndaj Xhaferit si kryetar i Kuvendit por në rastin konkret opozita shqiptare vlerëson se përdorimi i gjuhës shqipe nga Xhaferi nuk përbën bazë për interpelancë kundër të parit të Kuvendit.

Dje dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dorëzuan interpelancë ndaj kryetarit Talat Xhaferi. Interpelanca u parashtrua nga deputeti i “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi
Exit mobile version