Telegrafi

Sneijder: Vetëm për këtë rrogë do transferohesha në Kinë

Wesley Sneijder ka treguar se për një rrogë të madhe do largohet nga Galatasaray në drejtim të Kinës.

Mesfushori holandez ka rënë në radarin e klubeve kineze dhe ditëve të fundit është folur shumë për një transferim të tijin, dhe është vet Sneijder që ka deklaruar se ai do ta mendonte transferimin në Kinë për një rrogë vjetore prej 15 milionë eurosh.

“Duhet të më paguajnë një  thes me para për të shkuar në Kinë”, ka thënë fillimisht Sneijder.

Lexo po ashtu Edhe Sneijder në planet e kinezëve

“Për shembull 15 milionë euro në vit për të paktën tre vite. Në këtë rast mund ta marr në konsideratë ofertën për t’u larguar në Kinë”, ka thënë Sneijder.

Ndryshe, para disa ditëve, agjenti i mesfushorit holandez ka deklaruar se futbollisti i tij mund të transferohet gjithkund për shifrën 7.5 milionë euro. /Telegrafi/