Shumë lojtarë janë ankuar për metodat e trajnerit holandez Louis Van Gaal.
I fundit që kishte problem me të është Wesley Sneijder, i cili ka folur për këtë fakt në media.
Ata ishin së bashku te Ajaxi dhe Kombëtarja holandeze.
“Unë gjithmonë kam thënë se Van Gaal është trajneri më i mirë, teknikisht dhe taktikisht . Nuk ka trajner më të mirë se Van Gaal”.
“Por unë mendoj se ka vend për përmirësim, kur ju shikoni në mënyrën se si ai merret me lojtarët e tij dhe stafin. Unë kisha një kohë të përsosur me të në fushë, si trajner, pasi seanca e tij të trajnimit ishin zbavitëse”.
“Por, si qenie njerëzore, në nivelin personal unë kam pasur shumë probleme me të”, ka thënë mesfushori i Galatasarayt.
Lojtar tjetër që e kishte pësuar keq nën urdhrat e Van Gaal ishte edhe Angel Di Maria te Manchester United. /Telegrafi/