Një person besohet të jetë i vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur pasi një ‘snajperist’ hapi zjarr dhe theri kalimtarët në Ishullin francez të Korsikës.
Një burrë njoftohet se ka nisur sulmin përpara se të mbyllet në një shtëpi me dy pengje, sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi.
Një nga viktimat vuajti “lëndime të rënda” dhe thuhej se ishte në një “gjendje të jashtëzakonshme emergjente”. Ndërsa dy të tjerë janë mjekuar një vendin e sulmit.
Një polic gjithashtu raportohet të jetë në mesin e të lënduarve pasi u qëllua në qafë.
Incidenti, i cili nuk besohet të jetë i lidhur me terrorin, ndodhi rreth orës 16:30 dhe është në vazhdim, me policinë në vendin e ngjarjes.
DIRECT. L'homme retranché dans un appartement après des tirs sur des passants à Bastia aurait déjà été condamné par la justice #montesoru #Bastia https://t.co/aVA8fjikeT pic.twitter.com/yJBNs0Bbaz
— France 3 Corse (@FTViaStella) January 30, 2019
Dy nga të plagosurit janë dërguar në spital dhe dy të tjerë besohet të jenë brenda ndërtesës me sulmuesin.
Ai thuhet se ka filluar të shtënat në lagjen Montesoro – pretendohet se ai mund të jetë një 70-vjeçar.
Shërbimet e zjarrit, të Policisë dhe Emergjencës tanimë janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/