Will Smith dhe Jada Pinkett Smith kanë 21-vjet që janë të kurorëzuar dhe jetojnë një jetë të lumtur.
Dyshja e famshme hollivudiane kanë festuar përvjetorin e ri të martesës, por nuk më nuk e konsiderojnë vetën të martuar.
“Ne nuk themi as që jemi më të martuar”, tha 49 vjeçari gjatë një interviste për “Rap Radar”.
“Ne i referohemi vetes si partnerë të jetës, ku hyn në atë hapësirë që për dikë je pjesë e jetës. Ne nuk i kemi shkelur betimet tona. Nuk ka asgjë që mund të thyejë marrëdhënien tonë. Ajo ka mbështetjen time deri në vdekje dhe ndihet aq mirë që kemi ardhur deri në këtë pikë të jetës”, shtoi aktori.
Theksojmë se gjatë këtyre dy dekadave çifti është bërë prindër të dy fëmijëve, Jaden Smith dhe Willow Smith.
Ndryshe, Smith muaj më parë realizoi një këngë në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Era isterfin dhe Nicky Jam, e cila i dedikohet kampionatit botëror të futbollit.
Kujtojmë se kënga e publikuar në muajin qershor e titulluar “Live Up” është shikuar mbi 78 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/