Telegrafi

Smartfonëve të ri iPhone dhe Samsung Galaxy, mund t’ju shtohet edhe një ekran tjetër

Me këtë ekran të dytë të mundësuar nga castAway, përdorimi i smartfonëve mund të bëhet shumë më i lehtë dhe i këndshëm.

Në dispozicion për iPhone dhe Samsung Galaxy të ri, kjo pajisje bëhet një telefon i dytë, që ka të njëjtën bazë përdorimi, transmeton Telegrafi.

Ky ekran, i mundëson përdoruesve, që të shfrytëzojnë dy aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë.

Aplikacionet e castAway lidhen me ato të smartfonit, duke mundësuar që të komunikojnë ndërmjet të dy ekraneve.

Procesori i këtij ekrani është 1.5 gHZ, ndërsa vjen me madhësi prej 5.8 ose 6.3 inç. /Telegrafi/