Site icon Telegrafi

Smart ForFour një veturë e sigurt (Foto)

Smart ka bërë revolucion në gjeneratën e dytë të modelit ForFour duke bërë ndryshim në të gjitha aspektet.

ForFour është një veture mjaft e sigurt, pasi që Mercedes-Benz ‘Real Life Safety’ e ka testuar në goditje frontale me S-Class dhe C-Class. Rezultatet kaluan edhe parashikimet e testuesve, ndërsa në mënyrë të kënaqshme arriti të kalojë edhe testin e nxehtësisë, duke rezistuar në temperaturë dy herë më të lartë se modeli i lënë pas.

Fuqia motorike për herë të par vjen nga pjesa e pasme në tri versione, 60 KF (45 KW), 71 KF (52 KW) dhe 90 KF (66 KW) të pajisur me nga tri cilindra.

Smart ka bërë ndryshime të mëdha edhe ne Multimedia, duke shtuar sistemin për integrim të plotë të telefonave të mençur, informim dhe navigim në kohë reale dhe opsionin JLB i cili prodhon tinguj mbresëlënës.

Shitjet e para do të fillojnë në Evropë nga nëntori i vitit të ardhshëm.

Exit mobile version