Chris Smalling pritet të kthehet te Manchester Unitedi në fund të sezonit, duke qenë se marrëveshja e përhershme e Romës është pranë dështimit – njofton The Sun.
Mbrojtësi anglez ka kaluar një sezon të mrekullueshëm në Serie A dhe shpresonte që ta vazhdojë qëndrimin atje.
Mirëpo, problemet financiare të Giallorossëve si pasojë e coronavirusit, mund ta bëjnë të pamundur qëndrimin e 30-vjeçarit në Stadio Olimpico.
Roma pagoi rreth tre milionë euro në gusht të vitin 2019 për ta huazuar qendërmbrojtësin, i cili falë formës së tij, i nxiti drejtuesit e klubit që ta negociojnë transferimin me Djajtë e Kuq.
Sidoqoftë, të gjitha klubet italiane po kalojnë në një krizë financiare si pasojë e pandemisë së COVID-19, prandaj Smalling mund të kthehet në Old Trafford. /Telegrafi/