Site icon Telegrafi

Smalling nuk do të qëndrojë në Olimpico, Roma mendon transferimin e Lovren

Chris Smalling do të largohet nga Roma pas një huazimi një vjeçar shumë të suksesshëm.

Qendërmbrojtësi anglez arriti te Giallorosët nga Manchester United dhe ka shkëlqyer në Serie A.

Megjithatë Smalling nuk pritet të mbetet gjatë te Roma, pasi në verë do të rikthehet te Manchester United.

Giallorosët nuk janë të gatshëm të paguajnë mbi 20 milionë euro për lojtarin, pasi aq është kërkesa nga Djajtë e Kuq.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka gjetur zëvendësuesin e Smalling në elitën e futbollit anglez.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat të Liverpoolit, Dejan Lovren i cili nuk preferohet nga Jurgen Klopp.

Roma dhe Liverpool kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, teksa kjo mund të bëjë që marrëveshje të arrihet shpejtë.

Kampioni në fuqi i Evropës është gati ta shes kroatin Lovren dhe për të kërkon rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version