Pas nëntë vjetëve, Chris Smalling po largohet nga Manchester United dhe do të bëhet anëtar i ri i Wolverhamptonit.
Mbrojtësi 8-vjeçar ka rënë dakord me të gjitha detajet rreth kontratës me Wolvesin dhe këtë sezon do të veshën fanellën e skuadrës së rikthyer në elitën e futbollit anglez.
“Ujqërit” kanë shumë burime financiare në dispozicion gjersa janë në pronësi të një prej kompanive më të pasura kineze gjersa shumica e lojtarëve janë nën menaxhim të agjentit të famshëm – Jorge Mendes.
Plani i klubit është të krijojë një ekip që do të luftojë për majat e larta të Ligës Premier, ku në vitet e ardhshme synohet titulli i kampionit.
Këtë verë, Wolwes ka transferuar Rui Patricion, Raul Jimenezin, Joao Moutinhon gjersa tani kanë vendosur ta sjellin edhe anglezin.
Theksojmë se Smalling deri më tani ka pasur 289 paraqitje për Unitedin dhe ka fituar dy tituj të Ligës Premier, FA Cup, EFL Cup dhe Ligën e Evropës.
Para United, mbrojtësi qendror ka luajtur për Fulhamin dhe Maidstone United, ku e filloi karrierën prej futbollisti. /Telegrafi/