Site icon Telegrafi

Smaka: Ujmani është pjesë e Kosovës, Serbia nuk ka asgjë aty

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Për marrëveshjen që u nënshkrua nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, analisti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka është shprehur optimist.

Smaka ka thënë se e mbështetet këtë marrëveshje duke theksuar se atë e inkurajon edhe fakti se marrëveshja ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me sinqertët e mbështes këtë marrëveshje, kjo është një set e marrëveshjeve dhe përmbledh edhe marrëveshjet e mëparshme që nuk kanë qenë të realizuara. Jam optimist dhe i inkurajuar me këtë marrëveshje e aq më parë kur prapa saj qëndron SHBA dhe presidenti Trump ishte aty ku i ka dhënë fuqi dhe seriozitet kësaj çështje”, tha Smaka për KosovaPress.

Ndërsa lidhur me çështjen e Ujmanit, ai tha se Ujmani është pjesë e Kosovës dhe se Serbia nuk ka asgjë në këtë pikë. Madje ai ka thënë se çështja e Ujmanit është e lehtë për tu mbrojtur juridikisht dhe ekonomikisht, por që në anën politike vendos faktori ndërkombëtar.

“Duhet ë jetë ë përkushtuar dhe e mobilizuar në mbrojtjen e drejtë për Kosovën çështja e Ujmanit sepse prej vitit 1945 gjithmonë ka qenë në territorin e Kosovës dhe investimi ka qenë nga Kosova dhe Serbia aty nuk ka asgjë prej gjëje. ..çështja është e lehtë për ta mbrojt juridikisht e ekonomikisht, tash për politikisht aty vjen edhe faktori ndërkombëtar SHBA do të jenë ato që do ta prenë këtë”, tha ai.

Tutje, Smaka është shprehur optimist edhe për implementimin e pikave në këtë marrëveshje. /KP/

Exit mobile version