Site icon Telegrafi

Slot e cilësonë të drejtë vendimin e gjyqtarit për kartonin e kuq të Robertson

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në Anfield përballë Fulhamit duke dështuar ta shtoj epërsinë me skuadrat ndjekëse.

Arne Slot nuk ka fajësuar gjyqtarin e as VAR-in për kartonin e kuq të mbrojtësit skocez Andy Robertson në barazimin 2-2 ndaj Fulham .

Liverpool mbeti me 10 lojtarë në pjesën e parë dhe përfundoi duke humbur pikë të rëndësishme.

Pas lojës, Slot u tha gazetarëve se duhet të pranojnë vendimin e gjyqtarëve dhe të VAR-it.

“Ne duhet të pranojmë atë që shikon VAR”, tha fillimisht Slot.

“Ju e dini se sa të rëndësishme mund të jenë këto vendime. Ne përfunduam me një barazim dhe nuk mendoj se mund të fajësojmë gjyqtarin për këtë”.

“Kishte disa momente kur mund të më jepnin një karton të verdhë mua për protestat”, deklaroi Slot. /Telegrafi/ 

Exit mobile version