Kosova do të luajë ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve të dielën në “Fadil Vokrri”.
Skuadra e Kosovës futet në këtë takim me vetëm një pikë të grumbulluar në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, pas barazimit me Moldavinë dhe humbjen ndaj Greqisë.
Sllovenët kanë katër pikë pasi kanë mundur Moldavinë dhe kanë barazuar me Greqinë.
Vlera e Kosovës në Transfermarkt është 49.88 milionë euro, ndërsa e kundërshtarëve 129.05 milionë euro.
Përparësia e mysafirëve është tek portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak i cili i vetëm vlen 90 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e ekipit kapë vlerën e 39 milionëve.
Futbollistë të tjerë të njohur të sllovenëve janë edhe Jasmin Kurtic (Parma), Haris Vuckic (Zaragoza) dhe Jaka Bijol (Hannover). /Telegrafi/