Sllovenia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ do të përballen me sllovenët më 11 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku do të tentojnë t’i marrin tri pikë të rëndësishme.
Por, fillimisht djelmoshat tanë do të tentojnë të mposhtin Maqedoninë e Veriut më 8 tetor, për t’u fokusuar më pas ndaj Sllovenisë.
Trajneri i sllovenëve, Matjaz Kek zbuloi listën e lojtarëve që ka ftuar për takimin e 11 shtatorit, derisa kalendari i favorizon ata.
“Kemi tri ndeshje për pak ditë. Prandaj lista e lojtarëve mund të ndryshojë. Ne do të udhëtojmë në Prishtinë e pastaj menjëherë në Moldavi. Çfarë pres nga këto ndeshje? Është e qartë, unë dua të fitoj nga San Marino, Kosova e deri te Moldavia”, ka thënë ai.
Kosova do të ketë pak pushim, pasi brenda tri ditësh do t’i zhvillojë tri takime mjaftë të vështira. /Telegrafi/