Telegrafi

Sllovenia mban stërvitje në “Fadil Vokrri”, të pranishëm yje të futbollit si Oblak e Kurtic

Sllovenia e ka mbajtur një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para ndeshjes që zhvillohet nesër ndaj Kosovës.

Atmosfera në trajnim ishte e qetë, por futbollistët treguan një fokus në një përballje të rëndësishme me Kosovën, shkruan ueb faqja e federatës sllovene.

Përzgjedhësi Matjaz Kek, ka punuar me lojtarët që nuk e fshehën dëshirën për punë.

Në stërvitje ishin edhe yje të njohur si portieri Jan Oblak dhe mesfushori Jasmin Kurtic.

Pas dy ndeshjeve, Sllovenia ndan vendin e parë me Greqinë në grupin 3.

 

Të dy ekipet kanë grumbulluar nga katër pikë, ndërsa Kosova dhe Moldavia kanë nga një.

Ndeshja e nesërme do të gjykohet nga gjyqtari anglez Andrew Madley. Kjo do të jetë ndeshje e parë ndonjëherë mes Sllovenisë dhe Kosovës. /Telegrafi/