Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka përshëndetur Zoran Zaevin për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke shprehur besimin se punët do të lëvizin në drejtim të reformave dhe integrimeve euro-atlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai beson se Qeveria e re do t’i zbatojë të gjitha reformat sipas Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente. Njiherit, fico shpreh interesimin dhe gatishmërinë e ndarjes së përvojave të Sllovakisë në aspektin e procesit të reformave euro-integruese./Telegrafi/