Site icon Telegrafi

Sllovakia dhe Greqia mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Zv. Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Frantishek Ruzhiçka në takim me ministrin e jashtëm alternativë të Greqisë, Milatidis Varviviciotis deklaruan se mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, njofton AIM nga Athina.

Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat për të cilët biseduan Varviciotis dhe Ruzhiçka.

Ministri sllovak tha se në tetor Këshilli i Evropës duhet të marrë vendime të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të dy mbështesim përparimin dhe hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. Gjithashtu, në përgjithësi, ne do të donim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen të jenë në Bashkimin Evropian. Ne e dimë që askush nuk është perfekt, nuk jemi të përsosur”, tha zv. Ministri i Jashtëm i Sllovakisë./Telegrafi/

Exit mobile version