Sllovakia ka dëbuar një diplomat rus dhe ka thirrur ambasadorin e saj për këtë çështje.
Kështu ka deklaruar ministria sllovake e Jashtme duke dhënë edhe disa detaje, raporton skynews.
“Arsyeja janë aktivitetet e tij, të cilat ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të cilat u dokumentuan tërësisht nga autoritetet kompetente të Republikës Sllovake”, njoftoi ministria.
Ministria tha më tej se kishte thirrur ambasadorin rus dhe i kërkoi ambasadës që të kryente aktivitetet e saj në përputhje me Konventën e Vjenës.
Diplomati ka 48 orë kohë që të largohet nga shteti sllovak.
Duke iu përgjigjur dëbimit, ministria e jashtme ruse ka thënë se do të japë “një përgjigje të përshtatshme”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA. /Telegrafi/