Telegrafi

Slloganet e 32 kombëtareve për botërorin Rusia 2018

PARIS, FRANCE - JUNE 15: Admir Mehmedi of Switzerland is crowded out by team mates after he scored his teams first goal during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Switzerland at Parc des Princes on June 15, 2016 in Paris, France. (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Kampionati botëror do të startojë më 14 Qershor të këtij vit.

Kombëtaret janë në vlugun e përgatitjeve finale dhe se së shpejti do të zyrtarizojnë edhe lojtarët që kanë ftuar.

Janë 32 kombëtare që po presin të bëjnë paraqitjet e tyre në botërorin që po e organizon shteti rus.

Tashmë disa gjëra janë kristalizuar dhe janë bërë publike, të tilla, si slloganet e ekipeve përfaqësuese.

Ndryshe,

Më poshtë i keni të gjitha slloganet e kombëtareve. /Telegarfi/

Irani: 80 milionë njerëz, një komb, një rrahje zemre

Peru: U rikthyem, 30 milionë peruanë po vijnë!

Danimarka: Së bashku të shkruajmë historinë

Arabia Saudite: Kalorësit e shkretëtirës

Panama: Panamaja dy forca detare

Kolumbia: Një ëndërr, tre ngjyra dhe 50 milionë shpirtra, forca

Suedia: Të gjithë së bashku për Suedinë

Anglia: Na jepni fitore

Zvicra: Katër gjuhë, një komb

Gjermania: Së bashku të shkruajmë historinë

Australia: Jini të guximshëm, jini sy katër, skuadra australiane është me ngjyrë të gjelbër dhe të artë!

Belgjika: Djajtë e kuq janë në detyrë!

Senegal: Nuk ka asgjë të pamundur pvr senegalezët

Uruguai: Dielli do të shkëlqejë në Rusi dhe qielli do të jetë i kalër i lehtë!

Serbia: Një ekip, një ëndërr – Serbia

Franca: Forca jote, dëshira jonë. Forca ekipi kombëtar

Korea Jugore: Luanët e Azisë, pushtojeni botën

Kroacia: Shteti i vogël, ëndrra të mëdha

Japonia: Samurajë të kaltër koha për luftë

Spanja: Së bashku nuk mposhtemi

Islanda: T’i bëjmë së bashku ëndrrat tona

Meksika: Meksika u bë për fitore

Argjentina: Të gjithë së bashku për ëndrrën

Egjipti: Kur thoni Egjipti, e gjithë bota do të ngrihet e do të dëgjojë

Maroku: Ekipi kombëtar maroken, krenaria marokene

Brazili: Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra

Nigeria: Krenaria afrikane

Polonia: Forca polakët

Rusia: Luajmë me zemër

Portugalia: Me lavdinë e kaluar, historia e sotme është plot sukses

Tunizia: Rusi, shqiponjat po vijnë, futbollistët dhe tifozët dorë për dore