Nuk është e këndshme kur institucionet nuk janë efikase. Isha i kënaqur që pashë Këshillin duke punuar si orë. Problemi i vetëm që duhej ta përballoja ishte se kryetarja Arsovska vazhdimisht e ofendonte dhe zihej me koordinatorin e grupit këshillues të LSDM-së. Tani gjërat janë përmbysur pak, unë jam shënjestër, tha kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, për gjendjen në Qytetin e Shkupit.
Sipas tij, “gjithçka filloi me vendimin e Arsovskës që të largohet nga shumica në qytetin e Shkupit”.
“Arsovska nuk mund të porosisë atë që ka marrë si urdhër nga porositësit. Nuk është e lehtë të jesh kryetare komune pa mbështetje në Këshill”, tha Sllaveski në emisionin “Studio 10”.
Ai thotë se nuk ka përdorur asnjë kualifikim ndaj kryetares, madje as një fjalë nënçmuese./Telegrafi/