Telegrafi

Me skuter provoi të ngjitej shkallëve, pamjet e djaloshit nga Spliti bëhen hit në internet (Video)

Një i ri nga Spliti, qytet në Kroaci, është bërë i famshëm jo për ndonjë arritje, por për dështimin e tij.

Bëhet fjalë për një të ri, pamjet e të cilit janë shpërndarë gjithandej në internet, pas një përpjekje të pasuksesshme të tij.

Djaloshi kishte marrë skuterin e tij dhe me të ishte munduar të ngjitej në disa shkallë të qytetit.

Dhe, siç edhe mund të shihet në pamje, nuk ia ka arritur.

Megjithatë, përkundër kësaj, për fatin e tij të mirë, ai nuk është lënduar. /Telegrafi/