Myslimanët sot në Kosovë dhe në gjithë botën kremtuan Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me faljen e namazit dhe therjen e Kurbanit.
Pas namazit të Bajramit, në vende të ndryshme të Kosovës u therën shumë bagëti për kurban, por jo në kushte adekuate.
Pavarësisht thirrjeve të institucioneve përgjegjëse që kurbanët të theren vetëm në vende të licencuara ku garantohet higjiena, disa qytetarë vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm në raport me këtë çështje.
Një qytetar nga Banulla e Lipjanit në kushte anonime ka dërguar këtë video për Telegrafin dhe ka shprehur shqetësime se si lumi në këtë lokalitet është mbushur me gjakun e kurbanëve gjatë festës së Kurban Bajramit.
Ndërkohë kanë ardhur edhe foto të ndryshme nëpër lokalitete të Lipjanit që mbetjet nga Kurbani i kanë hedhur vend e pa vend.
Therja e kurbaneve duhet të bëhet në vende adekuate, sepse në të kundërtën rrezikohet shëndeti i atyre që konsumojnë produktet që nxirren nga kafsha e therur./Telegrafi/