Juventus ka kaluar në epërsi kundër Portos.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka realizuar gol prej penaltisë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Paraprakisht, maxi Rodriguez ndali me duar një top që shkonte në drejtim të portës dhe me këtë rast u ndëshkua me karton të kuq.
Kujtojmë se kampioni italian tashmë ka avantazh prej tre golave pasi që në takimin e parë të zhvilluar në Portugali e fitoi me rezultat 2-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qPRMtT2jDss