Telegrafi

Skulptori Arben Bajo humb betejën me koronavirusin

Në moshën 53-vjeçare, skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me Covid-19-shin.

Bajo ishte skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve. Ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër. Ka kryer liceun në Fier, ndërsa studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor. /ata/