Mario Mitaj pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës pas dy viteve të kaluara në Rusi.
Mbrojtësi i majtë shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.
Tuttosport ka raportuar se Mitaj mund të transferohet në Serie A gjatë verës, pasi ka tre skuadra që e duan atë.
Lazio dhe Bologna prej kohësh po e ndjekin lojtarin shqiptar i cili përveç paraqitjeve të mira me Lokomotivën, ka shkëlqyer gjithmonë edhe me Kombëtaren shqiptare.
E përditshmja italiane ka raportuar se Mitaj është në listën e dëshirave të Juventusit, me drejtorin Cristiano Giuntoli që e pëlqen shumë shqiptarin.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër do ta ndjekin nga afër në dy sfidat e fundit të Shqipërisë ndaj Kroacisë dhe Spanjës.
Mitaj duket se do të transferohet në Serie A, pasi nuk pritet të ketë ndonjë kosto më të lartë se rreth 7-8 milionë euro. /Telegrafi/