Karim Bellarabi mund është duke i luajtur ndeshjet e fundit në Bundesliga.
Mesfushori ofensivë i Bayer Leverkusenit mund të largohet në fund të stinorit për të nisur një aventurë të re.
23-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë dhe kështu ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.
Sipas asaj që ka shkruar ‘tuttomercatoweb’, Bellarabi është duke u përcjellë nga Inter, Lazio dhe Fiorentina.
Gjithsesi për ta blerë lojtarin skuadrat e lartpërmendura duhet të shpenzojnë rreth 15 milionë euro për të. /Telegrafi/