Yuri Tielemans është dëshira e disa klubeve angleze për afatin kalimtar të verës.
Mesfushori i talentuar belg është bërë lider në mesfushën e Anderlechtit dhe kështu ka zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.
Tottenham Hotspurs dhe Chelsea duken favorite momentalisht para Liverpoolit, Dortmundit dhe West Bromit.
18-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit shqiptar Besnik Hasi dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm.
Ajo skuadër që dëshiron transferimin e tij, duhet të paguaj rreth 20 milionë euro Anderlechtit. /Telegrafi/