Telegrafi

Skuadra turke këmbëngul për Cikalleshin

Sokol Cikalleshi është objektivi kryesor i Akhisarit, që e do në huazim sërish sulmuesin kavajas, i cili në gjashtë muajt e fundit spikati me këtë ekip.

Ai u huazua në janar nga Bashakeshiri dhe me shtatë golat e realizuar e ndihmoi Akhisarin për të realizuar objektivat sezonalë.

Por sa i përket huazimit të tij sërish është një skenar thuajse i parealizueshëm.

Akhisari duhet të paguajë për Cikalleshin, pasi kontrata me Bashakshehirin i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Një tjetër huazim praktikisht do të thotë që klubi turk ta falë sulmuesin, për të cilin ka paguar rreth 1.7 milionë euro te RNK Spliti.