Jalen Blesa mund të largohet nga Prishtina gjatë afatit kalimtar të janarit, për të bërë hapin e madh në karrierë.
Sulmuesi amerikan me pasaportë spanjolle ka pasur një vit shumë të mirë në kryeqytetin kosovar, me gola dhe asistime.
Në 18 ndeshje këtë edicion, Belsa ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Skuadra rumune Universitatea Craiova është në bisedime për transferimin e sulmuesit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas asaj që ka lajmëruar mediumi rumun ‘Play Sport‘, Caiova përveç Blesas po tenton edhe transferimin e Lumbardh Dellovës nga elita e futbollit kosovar.
Blesa është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Prishtinën dhe Craiova po mundohet ta transferojë atë për një çmim të lirë.
Interesim për yllin e Prishtinës ka shprehur edhe skuadra moldave Sheriff Tiraspol. /Telegrafi/