Telegrafi

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve e dëshiron Alban Hoxhën

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Hoxha mund të largohet nga Partizani i Tiranës.

Forma e mrekullueshme e treguar në stinorët e fundit kanë bërë që për të të interesohen shumë skuadra.

Partizani luajti me shumë sukses në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe pastaj në Ligën e Evropës duke treguar formë të lartë.

E Hoxha u dallua më së shumti falë edhe intervenimeve të tija fantastike.

Kësisoj sipas të përditshmes shqiptare ‘Sport Ekspres’, është gjiganti kroat, Dinamo Zagreb që kërkon shërbimet e tij.

Nga ana tjetër duhet parë se si do të veprojë Partizani, që për të hequr dorë nga shërbimet e portierit, dëshiron të përfitojë financiarisht, dhe nga ajo që është përfolur me kohë, kartoni i Hoxhës vlerësohet rreth 400 mijë euro. /Telegrafi/