Wayne Rooney është dëshira e madhe e skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande.
Sipas Daily Mail, kapitenit të Manchester United, Wayne Rooney do t’i ofrohet një ofertë e ‘çmendur’ prej 700.000 mijë funteve në javë nga klubi kinez Guangzhou Evergrande.
Reprezentuesi anglez është lojtari i fundit si emër i madh i lidhur me një kalim në Superligën kineze, pasi Oscar ka rënë dakord gjatë të premtes për t’u bashkuar me Shanghai SIPG nga Chelsea.
Ish-sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, Carlos Tevez është gjithashtu në radarin e klubeve kineze, por pavarësisht nga shuma e mëdha që i është ofruar, paga e propozuar për Rooney është më i lartë akoma.
Sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ është larg vetëm një gol nga barazimi i rekordit të Bobby Charlton në Man Utd e 249 gola zyrtare dhe nuk pritet që të largohet së paku deri në verë nga Old Trafford, pasi dëshiron të lë hala gjurmë me këtë skuadër. /Telegrafi/