Telegrafi

Skuadra e Xhakës nuk e lë të gëzohet shumë atë të Rashicës, përmbyset sërish rezultati

Skuadra e Granit Xhakës e ka përmbysur për të dytën herë rezultatin në 4-3 ndaj skuadrës së Milot Rashicës.

Ylli i Arsenalit bëri një kalim fantastik në minutën e 56-të, për të shënuar në portën e skuadrës së yllit të Werder Bremenit për 3-3.

Skuadra e Xhakës nuk u ndal me kaq, pasi Armend Thaqi (58’) e përmbysi rezultatin në 4-3, ndaj skuadrës së Rashicës.

Më herët, Shefki Kuqi i barazoi shifrat në 2-2 qysh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa për 3-2 u përkujdes Milot Rashica, por që nuk u zgjati shumë gëzimi.

Vlen të ceket se Granit Xhaka bëri shqiponjën me duar, duke bërë që të pranishmit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ta thërrisnin emrin e tij. /Telegrafi/