Telegrafi

Skuadra e vitit në Superligë – Dominojnë futbollistët nga Prishtina dhe Feronikeli

Në gala mbrëmjen e Federatës së futbollit të Kosovës është zbuluar edhe formacioni më i mirë i vitit 2018 në Superligën e Kosovës.

Me votat e 12 trajnerëve të Superligës, është zgjedhur 11-shja më e mirë e vitit që po e lëmë pas.

Prishtina është skuadra me më së shumti futbollist në formacion, katër, ndërsa me tre të tjerë prezantohet Feronikeli.

Drita dhe Llapi kanë nga dy futbollistë të tjerë në formacionin më të mirë të vitit.

Formacioni i vitit:

Visar Bekaj, Armend Thaqi, Armend Dallku, Leotrim Bekteshi, Yll Hoxha, Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Xhevdet Shabani, Mendurim Hoti, Festim Alidema, Kastriot Rexha.

Kujtojmë që skuadra më e mirë e vitit është zgjedhur Drita, ndërsa futbollisti i vitit Xhevdet Shabani nga kampioni aktual i Kosovës. /Telegrafi/