Telegrafi

Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen ndaj Juventusit

(Foto: Getty Images)

Real Madridi e ka caktuar skuadrën e plotë për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Los Blancos janë nikoqirë të Zonjës së Vjetër në Santiago Bernabeu në ndeshjen që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

(Foto: Getty Images)

Ekipi spanjoll fitoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë në Torino, ashtu që është pozitë shumë të mirë për ta konfirmuar pjesëmarrjen në gjysmëfinale.

Zinedine Zidane e ka lënë jashtë Dani Ceballos, ndërsa Casemiro pritet të përfshihet në mbrojtje për shkak të mungesës së Sergio Ramosit, duke qenë se trajneri nuk i beson Jesus Vallejos.

Njëherësh, nga minuta e parë mund të startojnë edhe Mateo Kovacic dhe Lucas Vazquez.

(Foto: Getty Images)

Më poshtë është skuadra e plotë e Real Madridit:
Portierë: Keylor Navas, Casilla, Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Marcelo, Theo.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, M Llorente, Asensio, Isco, Kovacic.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vazquez.

/Telegrafi/