Zlatan Ibrahimovic mund të shkojë në Rusi për një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Roberto Mancinin në Zenit St Petersburg.
35-vjeçari suedez u lirua nga Manchester Unitedi pas një dëmtimi të rëndë të gjurit që përfundoi sezonin e tij më herët se zakonisht, por skuadra tjera të mëdha janë të interesuara për shërbimet e tij.
Sipas MercatoRetweettato, llogaria e mediave sociale të Zenitit filloi ndjekjen e Ibrahimovicin në Instagram, pastaj postoi dhe shpejt hoqi një imazh të Zlatanit që mbante fanellën e tyre me një shenjë njoftimi.
Zeniti sapo kanë marrë në detyrë ish-trajnerin e Interit, Mancini, në një kontratë dy vjeçare dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë për një ribashkim.
Ibra ka punuar me Mancion për dy sezone në Inter nga 2006 deri 2008, duke ndihmuar ekipit që të fitoj dy tituj të njëpasnjëshëm në Serie A.
Sot agjenti Mino Raiola i tha medieve italiane se Ibrahimovic do të luajë përsëri dhe ai ishte i lidhur edhe me një kthim në Milan, ndërsa LA Galaxy janë të interesuar në MLS. /Telegrafi/