Telegrafi

Skuadrat e mëdha italiane pas Ben Arfas

Mesfushori me tipare sulmuese francez, Hatem Ben Arfa, të ardhmen mund ta ketë në kampionatin italian, Serie A.

Ben Arfa pati një sezon mbresëlënës me skuadrën e Nice vitin e kaluar, duke u transferuar pastaj te gjiganti francez, PSG, por nuk arriti të jap ndikimin e tij te parisienët duke mos i bindur drejtuesit e klubit.

Lexo po ashtu Viti 2017, apo viti i 30 vjeçarëve (Foto)

Kështu, kampioni francez tani thuhet se janë të gatshëm për të lënë të lirë Hatem Ben Arfan të largohet nga klubi.

Sipas Le Parisien, të interesua për transferimin e fantazistit francez janë dy skuadrat e mëdha italiane, Milani dhe Roma, transmeton Telegrafi.

Klubi parisien kishte nënshkruar me ish-futbollistin e Newcastlet në një transferim të lirë nga Nice në fillim të këtij sezoni, por ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar nën urdhrat e trajnerin Unai Emery.

Lexo po ashtu Milani është duke menduar dy transferime ‘bombë’ nga Franca

Le Parisien raporton se klubi do të jenë të gatshëm për të lënë 30-vjeçarin të largohet në afatin e verës, por vetëm për një tarifë prej 20 milionë eurosh.

Raporti citon se skuadrat e Serie A, Roma dhe Milani janë si destinacione të mundshme për futbollistin, së bashku me Southamptonin nga Liga Premier dhe Sevilla nga La Liga. /Telegrafi/