Mesfushori me tipare sulmuese francez, Hatem Ben Arfa, të ardhmen mund ta ketë në kampionatin italian, Serie A.
Ben Arfa pati një sezon mbresëlënës me skuadrën e Nice vitin e kaluar, duke u transferuar pastaj te gjiganti francez, PSG, por nuk arriti të jap ndikimin e tij te parisienët duke mos i bindur drejtuesit e klubit.
Kështu, kampioni francez tani thuhet se janë të gatshëm për të lënë të lirë Hatem Ben Arfan të largohet nga klubi.
Sipas Le Parisien, të interesua për transferimin e fantazistit francez janë dy skuadrat e mëdha italiane, Milani dhe Roma, transmeton Telegrafi.
Klubi parisien kishte nënshkruar me ish-futbollistin e Newcastlet në një transferim të lirë nga Nice në fillim të këtij sezoni, por ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar nën urdhrat e trajnerin Unai Emery.
Le Parisien raporton se klubi do të jenë të gatshëm për të lënë 30-vjeçarin të largohet në afatin e verës, por vetëm për një tarifë prej 20 milionë eurosh.
Raporti citon se skuadrat e Serie A, Roma dhe Milani janë si destinacione të mundshme për futbollistin, së bashku me Southamptonin nga Liga Premier dhe Sevilla nga La Liga. /Telegrafi/