Admir Mehmedi është vërshuar nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.
Së fundmi në garë për të është futur edhe një skuadër e madhe italiane.
Shtatë herë kampioni italian është duke kërkuar një zëvendësim për Belottin i cili pritet të largohet nga klubi.
Mehmedi shihet si zëvendësimi adekuat dhe dy klubet tanimë kanë filluar negociatat mes tyre.
26-vjeçari nuk është i kënaqur në Bayer Leverkusen pasi stinorin e fundit nuk ishte pjesë e formacionit bazë.
Kësisoj ai pret largimin dhe Torino është një mundësi e mirë për reprezentuesin e Zvicrës.
Në garë për lojtarin nga Gostivari interesim ka shprehur edhe skuadra gjermane Wolfsburg dhe ajo franceze Nice. /Telegrafi/