Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa nuk është në planet e Luciano Spallettit.
Kësisoj skuadra italiane Inter po kërkon një skuadër të mirë për talentin e tyre që ta huazojë.
Interesim për sulmuesin e talentuar ka shfaqur ekipi spanjoll Las Palmas dhe ai portugez Porto.
Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin gjerman.
Është skuadra e madhe gjermane, Stuttgart që së fundmi po kërkon me ngulm huazimin e brazilianit.
Reprezentuesi brazilian nuk ka pasur fare hapësirë tek skuadra zi kaltër dhe ka kërkuar largimin.
Inter është pajtuar me huazimin e tij për një vit për tu rritur Gabigol më shumë si futbollist.
Gjatë javës së ardhshme pritet zyrtarizimi i Gabigolit tek Stuttgarti ose Porto, dy skuadrat që janë favorite për huazimin e tij. /Telegrafi/