Site icon Telegrafi

Skuadra e LeBronit fiton ndaj asaj të Curryt në ‘All Star Game’

(Foto: Getty Images)

Duhet të ishte spektakël dhe nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Duhet të kishte antagonizëm dhe gjatë dy minutave të fundit ishin më e mira që mund të dhuronte NBA.

Ishte një ‘All Star Game’ shumë i bukur dhe me vlera. Ky i vitit 2018 ishte ndër më interesantët e edicioneve të fundit, me momente të spektaklit të pastër.

(Foto: Getty Images)

Formula e re nuk propozonte dy skuadra të ndara në Lindje dhe Perëndim, por të përzgjedhura nga dy kapitenët, LeBron James dhe Stephen Curry.

Fitoi skuadra e LeBron, 148 – 145, me yllin e Cavaliers që u votua edhe MVP i ndeshjes, pasi shënoi 29 pikë, dha tetë asistime dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit. Në skuadrën e tij shtoi 19 pikë Kevin Durnt dhe 16 të tjera Paul George, transmeton SuperSport.

Në skuadrën e Curryt në miri rezultoi DeMar DeRozan me 21 pikë dhe Joel Embiid me 19, ndërsa James Harden e vetë Curry shënuar respektivisht vetëm 12 dhe 11 pikë.

(Foto: Getty Images)

 

Ndeshja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, me skuadrën e Curryt që ruajti në pjesën më të madhe të kohës kryesimin, por jo atëherë kur pikët ishin më vendimtare dhe do të përcaktonin fituesin.

Nuk munguan momentet e spektaklit, sidomos në tre periodat e para, ndërsa në të fundit u kuptua që ndeshje do të vendosej me një finale kokë më kokë.

Në fund festa ishte për skuadrën e LeBron James, që kishte MVP e ‘All Star Game’, pikërisht basketbollistin më të mirë të Cleveland Cavaliers.

Exit mobile version