Pas ndeshjes kundër Rusisë, skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave, të dielën ka arritur në Breda të Holandës.
Gjatë ditës së djeshme, Dardanet mbajtën edhe stërvitjen e parë për ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro 2022’ kundër Holandës.
Pa dyshim se përballja me kombëtaren holandeze është një sfidë tejet e vështirë për Dardanet, të cilat me plotë seriozitet punuan në mënyrë që ta kenë një paraqitje sa më të mirë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtareve, të cilat në ndeshjen e parë në Prishtinë fituan me rezultat bindës 6-0.
Si do që të jetë gjatë stërvitjes, Dardanet kryen ushtrime karshi analizës nga loja e kaluar – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ballafaqimi do të jetë tejet i vështirë e ku përveç shumë mungesave tjera në këtë ndeshje do të mungojë edhe promotorja e ekipit Erëleta Memeti, e cila u detyrua të kthehet te skuadra e saj, Freiburg, pasi kishte leje vetëm për ndeshjen kundër Rusisë.