Interi e ka caktuar skuadrën e plotë për ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës, ndërsa Alexis Sanchez është konfirmuar si pjesë e turneut.,
Është raportuar se Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për sulmuesin kilian, i cili pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Në këtë mënyrë, atij i është dhënë hapësira në skuadër për ndeshjet e Ligës së Evropës, derisa Matias Vecino mungon si pasojë e një lëndimi në gju.
Interi do të përballet me Getafen të mërkurën mbrëma për një vend në çerekfinale të garës së dytë evropiane për nga rëndësia, ku fazat e mëtutjeshme do të zhvillohen në Gjermani.
Skuadra e plotë e Interit për Ligën e Evropës:
Portierë: Handanovic, Padelli.
Mbrojtës: Godin, De Vrij, Ranocchia, Young, D’Ambrosio, Biraghi, Skriniar, Bastoni, Moses.
Mesfushorë: Agoume, Gagliardini, Sensi, Borja Valero, Barella, Eriksen, Brozovic, Candreva.
Sulmues: Sanchez, Lukaku, Martinez.
/Telegrafi/