Këtë javë është publikuar orari i ndeshjeve për sezonin e ri në Ligën Premier që do të fillojë më 13 gusht.
Gazetari dhe ish-futbollisti, Adrian Clarke, ka bërë një analizë për ish-klubin e tij Arsenalin, raporton Koha.net.
Ai ka thënë se nëse Topçinjtë duan ta fitojnë titullin në sezonin e ri, ata duhet të realizojnë më shumë gola, veçanërisht në Emirates Stadium.
Clarke ka thënë se Granit Xhaka do të ofrojë më shumë pasime të shkurta, topa të gjatë dhe krijimin e rasteve për Arsenalin, ku në vitet e fundit ka munguar një lojtar si mesfushori shqiptar.
Gazetari anglez ka thënë se nuk do të jetë befasi nëse Arsene Wenger krijon një partneritet mes Xhakës dhe një mesfushori tjetër.