E ardhmja e Raphinhas vazhdon të mbetet e paqartë nëse do të mbetet ose do të largohet nga Barcelona.
Sulmuesi brazilian ka refuzuar disa oferta të rëndësishme financiare nga klubet arabe, por ai po kërkohet edhe në Ligën Premier.
Pas dy viteve qëndrim në Kataluni, Raphinha mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez, me Newcastle United që ka ngjallur interesim për transferimin e tij.
‘Laraskat’ duan transferimin e brazilianit pasi Gordon mund të largohet për t’iu bashkuar Liverpoolit.
Mundo Deportivo ka raportuar se Newcastle është e gatshme të shpenzojë deri në 58 milionë euro për transferimin e Raphinhas në St James Park.
Megjithatë kërkesat e Barcelonës janë mbi 65 milionë euro për brazilianin.
Në anën tjetër Raphiha po pret një ofertë nga Arsenali ose Chelsea, pasi dëshiron një klub më të madh se Newcastle. /Telegrafi/