Ish-ylli i Liverpoolit, Martin Skrtel e ka bërë atë që shumë rrallë në karrierë e ka bërë.
Mbrojtësi sllovak ka shënuar gol të bukur me këmbë dhe atë në mënyrë fantastike.
Skrtel e mori topin në mbrojtje për të avancuar drejt sulmit ku pasi kaloi gjysmën e skuadrës e lansoi një goditje të bukur që përfundoi në rrjetë.
Ky gol i mbrojtësit të Fenerbahces nuk mjaftoi pasi që në fund Konyaspor arriti fitore me rezultat 2-3.
Skrtel kishte lënë Liverpoolin në verë për të kaluar te Fenerbahce. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=Qf-27_JGt4Q