Interi ka arritur ta blindojë njërin nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Fjala është për qendërmbrojtësin e fuqishëm, Milan Skriniar që ka zgjatur kontratën me Interin deri në vitin 2023.
Paraqitjet e mira të sllovakut në dy edicionet e fundit kanë bërë që për të të shfaqin interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.
Barcelona, Real Madrid, Chelsea e Manchester United janë disa nga klubet e mëdha që po e duan lojtarin.
Por Interi është treguar më e shpejtë duke ia vazhduar kontratën dhe duke mos i vendosur fare klauzolë.
Me kontratën e re, sllovaku ka rritur edhe pagën e tij vjetore.
Nga 1,7 milionë që merrte në sezon, tani paga vjetore e Skriniar te Interi është tre milionë euro.
23-vjeçari disa herë ka deklaruar se është i lumtur në Milano dhe nuk dëshiron largimin nga klubi zi kaltër. /Telegrafi/