Mbrojtësi i ri i Interit, Milan Skriniar, gjeti golin në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma ndaj Sampdorias.
Sllovaku arriti që të shënojë golin e parë në takimin ndaj Sampdorias që mbaroi me rezultat 3-2.
Ai shfrytëzoi një situatë të pa qartë para portës për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë në këtë takim, e cila u zgjerua edhe më tej falë një paraqitje te fortë të zikaltërve.
Vet Skriniar nuk ka pritur një start kaq të furishëm të karrierës së tij te nerazzurët.
“Jam i kënaqur me fjalët e Giampaolos, dua ta falënderoj atë. Unë jam rritur si lojtar falë tij”.
“A jemi të kënaqur me vendin e parë. Ne jemi të lumtur, ne gjithmonë tentojmë të përmirësohemi pas secilit takim. Ne gjithmonë duam të jemi aty edhe nëse është vetëm për një natë”.
“A kam pritur të startoj kaq mirë? Unë as që e kam menduar një impakt të tillë. Unë dua që të ndihmoj ekipin në secilin takim dhe nëse ne fitojmë të gjithë jemi të lumtur”.
“Çka më inspiron? Unë shikoj në ndeshjet tjera. Jam shumë i kënaqur sepse gjithmonë kam punuar nën drejtimin e trajnerëve të mëdhenj. Spalletti po ashtu më ndihmon shumë”.
“Unë vazhdoj të mësoj prej mbrojtësve të tjerë. Më pëlqen Koulibaly dhe loja e tij me këmbë. Aty janë edhe Bonucci dhe Miranda. Vazhdoj të mësoj”, deklaroi Skriniar.
Momenatlisht Skriniar edhe me statistika është mbrojtësi më i mirë në Serie A, duke tejkaluar edhe emra si Leonardo Bonucci. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_WKqpik9Xtg