Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka folur për mediat italiane pas fitores së Interit ndaj Veronas.
Ai u shpreh para Mediaset Premium duke shprehur kënaqësinë për fitoren e radhës të Nerazzurëve, teksa thotë se ende nuk po mendohet titulli.
“Është tjetër fitore me rëndësi, ne jemi gjithmonë aty ku duam të jemi, ne duhet të vazhdojmë. Ishte ndeshje e vështirë, e tregon edhe rezultati”.
“Ne jemi të fortë, por duhet të përmirësohemi. Synimi im personal është të ndihmoj ekipin”.
“Scudetto? Ne duam të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.
“Ne jemi krenar që kemi shkruar një pjesë të vogël të historisë së Interit, me startin më të mirë në histori”, deklaroi Skriniar pas ndeshjes.
/Telegrafi/