Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, beson se me ardhjen e Lisandro Lopez zikaltrit do të jenë edhe më të fortë.
Argjentiasi do të vij si huazim me të drejt blerje nga Benfica dhe nesër (të hënën) do të bëjë testet mjekësore te klubi nga Milano.
Huazimit Interit do t’i kushtojë 500 mijë euro, ndërsa blerja nëntë milionë.
“Ai do të jetë një ndihmë e madhe dhe ne do të jemi më të fortë me Lisandro Lopezin”.
“Duhet të fillojmë fuqishëm pas pushimit të dimrit dhe ndeshja ndaj Romës është shumë e rëndësishme. Duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi dhe të besojmë në vetën tonë”, ka thënë Skriniar për Mediaset Premium.
Sllovaku ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Interit këtë sezon që kur erdhi nga Sampdoria gjatë verës.
Ai qenë dhe vazhdon të kërkohet nga skuadra të mëdha, por në planet e tij është vetëm skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti. /Telegrafi/